BallinaSportiRoma barazon me Interin në derbin e madh

Roma barazon me Interin në derbin e madh

-

Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare të Serie A, e cila në stadiumin “Olimpico” të Romës përfundoi me rezultat 2:2. Roma e nisi furishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të përmes Koné. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë në minutën e 37-të, duke i dhënë Romës një avantazh të dyfishtë.

Interi reagoi menjëherë pas pushimit. Lautaro Martínez ngushtoi epërsinë në minutën e 46-të, ndërsa sulmuesi argjentinas shënoi sërish në minutën e 79-të për të vendosur rezultatin përfundimtar 2:2. Roma dhe Interi mbeten me nga 13 pikë pas pesë javëve të para të kampionatit.

Të dyja skuadrat vazhdojnë të jenë të pamposhtura në këtë fillim të sezonit./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trabzonspor i papërmbajtshëm me Salah

0
Trabzonspor është duke udhëhequr 3-0 ndaj Galatasaray-it, në supersfidën e javës së gjashtë në superligën turke. Ashtu siç edhe pritej, përballja mes dy ekipeve...