BallinaDiasporaEdhe pas 28 Nëntorit të Jemi të Bashkuar!

Edhe pas 28 Nëntorit të Jemi të Bashkuar!

-

Urojmë që atmosfera e djeshme festive e 28 nëntorit të na mbajë të bashkuar si dy kokat e shqiponjës me një trup! Secili nga ne, ka marë mesazhe, ka pasur telefonata, ose ka telefonuar apo ka shkruar mesazhe, ka pasur vizita të shumta për 28 nëntorin, të vazhdohet e djeshmja, si e sotshmja e nesërmja dhe e ardhmja edhe ate me plot bardhësi! Unitet, paqe! U kënaqëm me urime e emisione të shumta edhe ate gjithandej mediave për këtë festë, më e rëndësishmja kombëtare. Nga Australia e deri në çdo skaj të tokave shqiptare, vinin urimet për të qenë të bashkuar.

Për redaksinë e dritares së hapur informuese, të cilën e kemi emërtuar HelveticAlForum, për të treguar që ky medium, veç tjerash, shërben edhe si hapësirë virtuale e komunikimit të shqiptarëve të mërguar mes vete dhe me atdheun, 28 nëntori i këtij viti simbolizoi përmbylljen e ciklit të parë hënor prej njëzetë e tetë ditësh nga lancimi i këtij mediumi në shërbim të publikut të gjerë shqiptar.

Ata që bënë historinë para nesh, ia dolën të skaliten si të pashlyeshëm në memorien kolektive të çdo shqiptari, sepse ishin të bashkuar kur lartësuan shqiponjën dykrenare.  Lavdi dëshmorëve!

 Redaksia HelveticAlForum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAZ analizon protestat në Tiranë: Nga simbolika te mungesa e mobilizimit masiv

0
Protestat e përditshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja me Kryeministrin Edi Rama janë në fokus të një artikulli të...