BallinaAtdheuAdmirali i NATO-s takon gjeneralin italian para se ta marrë drejtimin e...

Admirali i NATO-s takon gjeneralin italian para se ta marrë drejtimin e KFOR-it

-

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka takuar sot Gjeneral Majorin italian dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Roberto Vergorin. Kreu i këtij Komiteti, Guisepe Dragone, përmes një postimi në X, ka deklaruar se Vergorin gjatë shërbimit në ushtrinë italiane ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership maksimal në të gjitha detyrat.

“KFOR shërben si një shtyllë e rëndësishme e Aleancës, në bashkëpunim me shumë nga Partnerët tanë.

Nën mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një operacion për zbatimin e paqes dhe sot kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PS drejt Asamblesë së 14 nëntorit

0
Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme më 14 nëntor, në një moment të rëndësishëm politik për maxhorancën, e cila prej muajsh po...