BallinaAtdheuTë moshuarit qëndrojnë në punë, të rinjtë përballen me papunësinë

Të moshuarit qëndrojnë në punë, të rinjtë përballen me papunësinë

-

Punësimi i personave mbi 64 vjeç rritet me ritme dyshifrore. Në tre vjet numri i tyre është më shumë se dyfishuar, ndërsa pensionet e reja po tkurren dhe emigracioni po redukton forcën e re të punës.

Tregu shqiptar i punës po përballet me një zhvillim gjithnjë e më të dukshëm: ndërsa numri i të rinjve që hyjnë në tregun e punës po pakësohet dhe papunësia e tyre mbetet një problem, gjithnjë e më shumë persona mbi moshën 64 vjeç po vijojnë të punojnë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026 numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte 131.2 mijë. Pra, në vetëm një vit janë shtuar rreth 13.7 mijë të punësuar, me një rritje prej 10.5%. Tendenca ishte edhe më e fortë në fillim të vitit. Në tremujorin e parë të 2026-s, rreth 140.7 mijë persona mbi 64 vjeç rezultonin të punësuar, 14.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në tre vjet, numri më shumë se dyfishohet

Rritja bëhet edhe më e dukshme kur krahasimi shtrihet në një periudhë më të gjatë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç ishte rreth 71 mijë. Tre vjet më vonë, kjo shifër ka kaluar në rreth 145 mijë.

Të dhënat tregojnë se zgjerimi i punësimit në këtë grupmoshë është konsoliduar veçanërisht që nga fundi i vitit 2024. Ky zhvillim lidhet me ndryshimet demografike dhe ekonomike që po përjeton vendi. Emigracioni i lartë dhe tkurrja e brezave të rinj kanë reduktuar numrin e personave që hyjnë në tregun e punës. Në të njëjtën kohë, bizneset përballen me vështirësi për të gjetur punonjës me profilet dhe aftësitë që kërkohen. Në disa sektorë, përvoja profesionale, aftësitë teknike dhe njohja e zanatit janë faktorë që e bëjnë më të vështirë zëvendësimin e punonjësve që arrijnë moshën e pensionit. Për kompanitë, mbajtja në punë e një punonjësi me vite eksperiencë mund të jetë më pak e kushtueshme dhe më pak e vështirë sesa gjetja dhe trajnimi i një punonjësi të ri.

Pensioni i ulët shtyn të moshuarit drejt tregut të punës

Por rritja e punësimit të personave mbi 64 vjeç nuk shpjegohet vetëm me kërkesën e bizneseve për punonjës me eksperiencë. Një tjetër faktor lidhet me të ardhurat pas daljes në pension. Për një pjesë të të moshuarve, vazhdimi i aktivitetit ekonomik mund të jetë një mënyrë për të plotësuar të ardhurat familjare në një periudhë kur kostot e jetesës janë rritur. Sipas të dhënave të cituara, pensionistët që dolën në pension gjatë vitit të kaluar përfituan mesatarisht 14,496 lekë në muaj, rreth 3% më pak se ata që dolën në pension në vitin 2024. Kjo e bën punën edhe pas moshës së pensionit një burim të rëndësishëm të ardhurash për një pjesë të familjeve shqiptare.

Shqipëria ndër vendet me pensionet më të ulëta

Problemi bëhet më i dukshëm nëse shihet në raport me pagat. Sipas të dhënave të Eurostat të cituara në analizë, pensioni mesatar bruto në Shqipëri përfaqëson rreth 30% të pagës mesatare të grupmoshës aktive 50-59 vjeç. Kjo është dukshëm më e ulët se niveli mesatar europian, i cili është rreth 57%. Një normë e ulët zëvendësimi nënkupton se të ardhurat e një personi pas daljes në pension janë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me të ardhurat që ai kishte gjatë periudhës së punësimit. Në këto kushte, për një pjesë të popullsisë në moshë pensioni, qëndrimi më gjatë në tregun e punës mund të shërbejë si mënyrë për të ruajtur të ardhurat dhe standardin e jetesës.

Burrat shqiptarë duan të punojnë më gjatë

Të dhënat e Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024) tregojnë gjithashtu një prirje të veçantë për Shqipërinë. Burrat shqiptarë deklarojnë se dëshirojnë të vazhdojnë punën deri në moshën mesatare 67.4 vjeç, niveli më i lartë i raportuar mes 35 vendeve të përfshira në analizë. Shifra përfshin vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane. Të dhënat pasqyrojnë kështu një treg pune ku plakja e fuqisë punëtore po bëhet gjithnjë e më e dukshme, transmeton monitor, përcjell BW.

(Foto ilustrim)

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e...

0
Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e...