BallinaDiasporaAmbasadori shqiptar në Holandë për vendimin e Speciales: Lufta për të vërtetën...

Ambasadori shqiptar në Holandë për vendimin e Speciales: Lufta për të vërtetën vazhdon!

-

Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për gazetaren e RTSH-së, Jonida Omeri, Kuko e ka cilësuar vendimin si “jashtëzakonisht të hidhur”, duke shprehur qëndrimin e tij se ai ishte i papritur dhe i pamerituar.

“Vendimi ishte tmerrësisht i hidhur dhe krejtësisht i pamerituar e i papritur. Kjo ishte vetëm një betejë për të vërtetën. Lufta për të vërtetën vazhdon!”, ka deklaruar Kuko.

Deklarata e ambasadorit shqiptar vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

0
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon...