BallinaSportiMynihu dhe Wembley presin finalet e Champions League në 2028 dhe 2029

Mynihu dhe Wembley presin finalet e Champions League në 2028 dhe 2029

-

UEFA ka konfirmuar stadiumet që do të presin dy finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë Gjermanisë dhe Anglisë privilegjin për të organizuar dy nga eventet më të mëdha të futbollit evropian.

Finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Mynih, në stadiumin e Bayern Munichut, ndërsa një vit më vonë, më 2 qershor 2029, trofeu i Champions League do të vendoset në Wembley të Londrës. Sipas vendimit të UEFA-s, finalja e vitit 2028 është caktuar për 27 maj, ndërsa ajo e vitit 2029 do të zhvillohet më 2 qershor.

Wembley triumfon në garën për vitin 2029

Për organizimin e finales së vitit 2029, Wembley ishte në garë me Barcelonën dhe stadiumin Camp Nou. Në fund, UEFA ia besoi eventin kryeqytetit anglez, duke rikthyer një nga stadiumet më të famshme të futbollit në skenën e një finaleje të Champions League. Në procedurën e aplikimit për organizimin e dy finaleve kishin shprehur interes Gjermania, Anglia dhe Spanja. Kështu, kalendari i finaleve të ardhshme të Champions League do të sjellë një seri eventesh në disa prej stadiumeve më të njohura të kontinentit. Pas finales së vitit 2027 në Madrid, në Metropolitano, vëmendja do të zhvendoset fillimisht në Mynih dhe më pas në Londër. Dy finalet e viteve 2028 dhe 2029 pritet të rikthejnë atmosferën e madhe të Champions League në dy qytete me një histori të pasur futbolli dhe në stadiume që kanë pritur ndër vite ndeshje të rëndësishme të skenës evropiane, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arsenali nuk heq dorë

0
Arsenali po vazhdon kontaktet me rrethin e Rodrygos, teksa braziliani mbetet një nga objektivat e klubit anglez për krahun e majtë të sulmit, raporton...