BallinaSportiInter ofroi 500 milionë euro për Messin

Inter ofroi 500 milionë euro për Messin

-

Në një intervistë për katalanasen Sport, ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme të ndodhur në vitin 2012, kur ai tentonte transferimin e Lionel Messi-t nga Barcelona.

“Bëra diçka të çmendur në vitin 2012. I bëra Messi-t një ofertë prej 500 milionë eurosh. Në atë kohë, kjo shifër ishte e çmendur.

Dërgova nënkryetarin e Interit në Barcelonë për të negociuar, por Messi as nuk e hapi letrën dhe nuk e dinte vlerën e ofertës. Ai e refuzoi atë pa i ditur detajet”, zbulon Moratti. Messi ishte i prerë lidhur me të ardhmen e tij, duke ia thënë personalisht Morattit atë që mendonte, edhe kur më në fund folën personalisht: “E vlerësoj interesimin tuaj për mua, por dua të tërhiqem nga futbolli te Barcelona”, ishte treguar i qartë Messi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arsenali nuk heq dorë

0
Arsenali po vazhdon kontaktet me rrethin e Rodrygos, teksa braziliani mbetet një nga objektivat e klubit anglez për krahun e majtë të sulmit, raporton...