BallinaDiasporaShoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”: Jo në emrin tonë – bëjmë thirrje...

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”: Jo në emrin tonë – bëjmë thirrje për unitet dhe shpresë

-

Zürich, 16 shtator – Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Zvicër ka shprehur shqetësim të thellë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi, i cili parasheh gjithsej 81 vite burgim për katër ish-krerët e UÇK-së, ka shkaktuar reagime të forta dhe ndjenja të thella shqetësimi te pjesëtarë të komunitetit shqiptar, përfshirë edhe bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës. Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” shpreh mospranimin dhe shqetësimin e saj të thellë ndaj këtij vendimi, duke theksuar se procesi është ende i hapur përmes mekanizmave të apelit dhe se aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë.

“Është e pabesueshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme për ne. Në asnjë mënyrë nuk e pranojmë që ky vendim të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve. Jo në emrin tonë, jo në emër të të gjithë shqiptarëve”, shprehet Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”.

Në këtë moment të vështirë, shoqata bën thirrje për unitet, qetësi dhe qëndrim institucional, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos humbin shpresën dhe të mbështesin rrugën ligjore të apelit.

“Ne shpresojmë shumë se nuk janë mbyllur të gjitha dyert. Ka ende rrugë ligjore dhe mundësi për shqyrtimin e mëtejshëm të këtij vendimi. Prandaj, tani më shumë se kurrë, nevojitet unitet, solidaritet dhe besim në drejtësi”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Shoqata thekson se, pavarësisht dhimbjes dhe zhgënjimit të krijuar nga vendimi, duhet të ruhet qetësia dhe të respektohen procedurat ligjore, ndërsa institucionet dhe ekipet mbrojtëse të vazhdojnë përpjekjet përmes mjeteve të parashikuara nga drejtësia.

Për “Luginën e Preshevës”, ky moment nuk duhet të shndërrohet në përçarje, por në një thirrje për solidaritet dhe bashkim.

“Sot kemi nevojë për unitet. Kemi nevojë të qëndrojmë së bashku dhe të mos humbim shpresën. Besojmë se procesi nuk ka përfunduar dhe se ende ekzistojnë mundësi ligjore për të kërkuar drejtësi.”

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” u shpreh solidaritet me familjet dhe mbështetësit e të akuzuarve dhe apelon që çdo reagim publik të jetë i matur, pa gjuhë nxitëse dhe në respekt të procedurave të mëtejshme gjyqësore.

“Jo në emrin tonë. Jo në emër të të gjithë shqiptarëve. Por mbi të gjitha, të mos humbasim shpresën se drejtësia mund të kërkohet dhe të vazhdojë të kërkohet.”

Kryesia e SHHLP-së, Zvicër

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mediat botërore raportojnë dënimet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

0
Reuters, AP, The Guardian, Washington Post dhe Deutsche Welle pasqyrojnë vendimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, si dhe reagimet në Kosovë. Vendimi i Dhomave...