BallinaKulturaTRUNGU ËSHTË VETË FAMILJA

TRUNGU ËSHTË VETË FAMILJA

-

Nga Bajram Ibrahimaj

Familja është një trung

me rrënjë të thella në tokë

me dashuri në çdo degë

me zemër që rreh fort.

Rrënjët janë babë e nënë

që na mbajnë gjithmonë pranë

na japin forcë e dashuri

na tregojnë rrugën në jetë.

Degët jemi ne, fëmijët

që rritemi ditë pas dite

me ëndrra, shpresa e dëshira

me zemrat plot dashuri.

E mbi degët e këtij trungu

çelin lule plot gëzim

gjyshër, nipa dhe mbesa

si bekim për çdo shtëpi.

Kur jeta na shpërndan larg

rrënjët kurrë s’i harrojmë

se sado larg të shkojmë

te familja prapë kthehemi.

Sepse familja është forcë

është ngrohtësi dhe dritë

është vendi ku zemra jonë

ndihet e sigurt në çdo ditë.

Trungu është vetë familja

Familja është dashuri

Familja është forca jonë

sot, nesër dhe përjetësi.

Bajram Ibrahimaj

12.09.2026 / Lucern-Ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bekim Sali uron Kurtin për formimin e Qeverisë së re të...

0
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e Qeverisë së re, duke e cilësuar këtë...