Kapiteni Xherdan Shaqiri sot ka treguar klasin e tij në fushë. Përveçse shënoi dy gola, ai asistoi edhe në një tjetër, duke e ndihmuar Baselin të shënonte një fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:2 ndaj Luzernit. Shaqiri zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë edicion të Kampionatit të Zvicrës.
Pas një periudhe jo të mirë dhe kritikave për formën e tij, sot Shaqiri u rikthye si “ujku i vjetër” në fushën e lojës.
Ai realizoi në minutat 56 dhe 66, ndërsa asistoi për golin e dytë të Baselit, të cilin e shënoi Otele në minutën e 42-të. Celar realizoi për Baselin në barazimin 1:1 në minutën e 4-t, ndërsa vendasit kishin kaluar epërsi në minutën e parë me golin e Kabwit dhe në fund realizoi Villiger (84’).
Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të.
Pas javës së tetë, Baseli renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Luzerni gjendet në vendin e shtatë me 9 pikë./K.Goca/BS










