BallinaAtdheuLVV do të votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit: Synohet...

LVV do të votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit: Synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

-

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka zhvilluar sonte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka marrë vendim që në seancën e nesërme të Kuvendit të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për postet e nënkryetarëve të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Sipas njoftimit të LVV-së, ky vendim është marrë me synimin për të kontribuar në stabilitetin institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të shmangur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

LVV ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe të kushtueshme për shtetin dhe qytetarët.

Seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdojë nesër në orën 10:00. Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të votojë për Çitakun dhe Shalën, edhe nëse PDK dhe LDK nuk ndryshojnë emrat e kandidatëve të tyre.

“Ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve, qysh bëmë ne”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Nga PDK dhe LDK, LVV pret që ky vendim të pasohet me “konstruktivitet” gjatë procesit të konstituimit të institucioneve. Në veçanti, partia në pushtet kërkon që deputetët e këtyre dy subjekteve të marrin pjesë në seancën ku do të votohet për presidentin e propozuar sipas marrëveshjes LVV-LDK.

LVV ka theksuar se pjesëmarrja në votimin për president nuk nënkupton domosdoshmërisht mbështetje për kandidatin, duke kërkuar që deputetët të jenë të pranishëm dhe të shprehin qëndrimin e tyre përmes votës.

Në njoftimin e saj, Vetëvendosje ka përmendur edhe procesin e kaluar të konstituimit të Kuvendit, duke rikujtuar se në vitin 2025, pas refuzimeve të opozitës për kandidatët e saj për kryetar të Kuvendit, kishte ndryshuar disa herë emrin e kandidatit para zgjedhjes së Dimal Bashës më 26 gusht.

“Ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne”, thuhet më tej në komunikatën e LVV-së.

Sa i përket seancës së nesërme (Sot), LVV ka bërë të ditur se deputetët e saj do ta votojnë Vlora Çitakun sapo ajo të ripropozohet nga PDK-ja. Ndërkohë, partia ka shprehur pritjen që edhe Kujtim Shala, në cilësinë e nënkryetarit të ardhshëm të Kuvendit, të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet për presidentin Bekim Sejdiu, sipas marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së.

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër (Sot) në orën 10:00, ndërsa votimet pritet të jenë vendimtare për vazhdimin e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A ka para kriminale në Zvërnec? Rama vë ‘dorën në zjarr’...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektin e Zvërnecit, ku SPAK ka ngrirë transaksionin për blerjen e tokave nga Artur Shehu, prej...