BallinaShpalljeBASHKËBISEDIM ME ADI KRASTËN NË STOCKHOLM!

BASHKËBISEDIM ME ADI KRASTËN NË STOCKHOLM!

-

12 SHTATOR, ORA 13 30!

Shoqata Jehona në Stockholm fton bashkatdhetarët në një bashkëbisedim të veçantë me Adi Krastën, një nga figurat e njohura të medias dhe kulturës mbarëshqiptare.

Në këtë takim do të flasim për rininë shqiptare në emigracion, për mënyrën se si ruajmë dhe përcjellim identitetin shqiptar, për gjuhën, kulturën dhe traditat, si dhe për rolin e debatit dhe komunikimit publik në shoqërinë e sotme.

Si mund ta ruajmë lidhjen me kulturën dhe gjuhën shqipe në diasporë? Çfarë sfidash përballet rinia shqiptare larg atdheut? Dhe çfarë roli kanë media dhe komunikimi publik në formimin e mendimit dhe identitetit tonë?

Për këto dhe shumë tema të tjera do të bisedojmë së bashku, në një takim të hapur për të gjithë!

Takimi u mundësua nga kontributi i Albert Isen Lusha dhe Doreldo Pone Kamenica , drejtues të IPMARK.SE!

E shtunë, 12 shtator

Ora 13:30

Medborgarskolan, Hagagatan 23A, 104 32 Stockholm

Moderator: Shqiptar Oseku / helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHOQATA HUMANITARE “LUGINA E PRESHEVËS” PJESË E “MARSHIT PËR LIRI”

0
NGA GOSSAU I ZVICRËS DREJT PRISHTINËS – PËR LIRINË, DREJTËSINË DHE DINJITETIN E KOSOVËS! Më 12 shtator, përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, me qendër në...