Të dashur prindër dhe familje,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se regjistrimi dhe dita e parë e shkollës do të jenë më 27 shtator.
Orari i shkollës: Çdo të diel, nga 9:00 AM deri në 1:00 PM
Mosha e pranimit: Pranojmë nxënës duke filluar nga 5 vjeç.

Pagesa:
* $200 për semestër, për nxënës
* $150 për semestër, për nxënës, për familjet me dy ose më shumë fëmijë të regjistruar.
Qëllimi ynë është t’u ofrojmë fëmijëve mundësinë të mësojnë dhe të forcojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë tonë në një mjedis të ngrohtë dhe mbështetës.
Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në:
+1 (203) 518-2076
+1 (203) 465-3824
Me kënaqësi presim t’ju mirëpresim ju dhe fëmijët tuaj në Shkollën Shqipe “Shqiponjat.”
Me respekt,
Shkolla Shqipe “Shqiponjat” /GD










