BallinaDiasporaShoqata ATDHEU – urë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe atij zviceran

Shoqata ATDHEU – urë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe atij zviceran

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Takim i rëndësishëm me përfaqësuesit e Komunës së Bad Ragazit – dëshmi e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë

Bad Ragaz – Shoqata SH.M.SH. ATDHEU po dëshmon gjithnjë e më shumë se është një zë i rëndësishëm i komunitetit shqiptar dhe një faktor i besueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shoqërinë dhe institucionet zvicerane. Një dëshmi e qartë për këtë është edhe vizita e zhvilluar në ambientet e shoqatës, ku drejtuesit dhe anëtarët e SH.M.SH. ATDHEU patën kënaqësinë të mirëpresin përfaqësues të Komunës së Bad Ragazit: kryetarin e Komunës, Jens Jäger, anëtarin e Këshillit Komunal, Björn Bollhalder, si dhe sekretarin e Komunës, Roger Meier. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, miqësore dhe konstruktive.

Përfaqësuesit e komunës u njohën nga afër me veprimtarinë e shoqatës, historikun e saj, aktivitetet që zhvillon dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në fokus të bisedës ishin çështje me rëndësi për një shoqëri multikulturore: integrimi, bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë, ruajtja e kulturës dhe forcimi i bashkëpunimit mes komuniteteve dhe institucioneve.

Vizita e përfaqësuesve të Komunës së Bad Ragazit nuk është vetëm një takim protokollar. Ajo përfaqëson një sinjal të rëndësishëm të besimit dhe respektit që SH.M.SH. ATDHEU ka arritur të ndërtojë ndër vite edhe tek miqtë dhe institucionet zvicerane. Për një shoqatë të komunitetit shqiptar, një marrëdhënie e tillë me autoritetet lokale është një vlerë e veçantë. Ajo tregon se puna e vazhdueshme, korrektësia, angazhimi qytetar dhe gatishmëria për dialog kanë krijuar një imazh pozitiv dhe një autoritet të merituar në komunitetin ku vepron shoqata. SH.M.SH. ATDHEU synon të jetë jo vetëm një vend ku ruhet gjuha, kultura dhe tradita shqiptare, por edhe një urë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane. Pikërisht përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme dhe një bashkëjetesë e bazuar në respekt e mirëkuptim.

Në përfundim të takimit, SH.M.SH. ATDHEU shprehu mirënjohjen e saj për Jens Jäger, Björn Bollhalder dhe Roger Meier, për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë për një bisedë të hapur e konstruktive. Me këtë takim hapet një tjetër kapitull i bashkëpunimit dhe dialogut me Komunën e Bad Ragazit. Për SH.M.SH. ATDHEU, kjo është një dëshmi se respekti fitohet përmes punës dhe se ura më e fortë mes komuniteteve ndërtohet mbi besimin, komunikimin dhe bashkëpunimin. / SH.M.SH. ATDHEU – Bad Ragaz
Së bashku për një bashkëjetesë me respekt dhe mirëkuptim.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zize Pepshi – një jetë në shërbim të arsimit, kulturës dhe...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë do të zhvillohet promovimi i dy librave poetikë të autores Zize Pepshi, një veprimtare...