BallinaEKSKLUZIVETrump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani

Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani

-

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur rezultatin e fortë të partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar rezultatin e saj si “një mbrëmje vërtet të mrekullueshme”.

Në një reagim në Truth Social, Trump kritikoi politikat gjermane të emigracionit, duke argumentuar se qytetarët janë lodhur nga ajo që ai e cilësoi si politika “absolutisht të tmerrshme”.

“Janë në rritje – dhe nuk do ta durojnë më!” shkroi Trump, duke përdorur në fund edhe shkurtesën “MGGA”, që do të thotë “Bëjeni Gjermaninë të Madhe Përsëri”.

Në Saksoni-Anhalt, AfD siguroi rreth 44% të votave, duke regjistruar rezultatin e saj më të fortë deri tani dhe duke iu afruar ndjeshëm marrjes së pushtetit në këtë land gjerman, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Partitë politike bojkotojnë konsultimet me Begajn për zgjedhjet vendore të vitit...

0
PD, “Mundësia”, “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti, ndërsa PS-ja është e vetmja që...