BallinaDiasporaKapiti pret ambasadorin e Shqipërisë në Londër: Kosovë–Shqipëri, koordinim më i ngushtë...

Kapiti pret ambasadorin e Shqipërisë në Londër: Kosovë–Shqipëri, koordinim më i ngushtë në Mbretërinë e Bashkuar

-

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesinë e Tij. Ilir Kapiti, siç meson helveticALforum.ch ka pritur në takim në objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në Londër, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sh.T. Uran Ferizin. Gjatë takimit, dy ambasadorët diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet dy ambasadave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fokus të bisedës ishte rëndësia e koordinimit të mëtejshëm të aktiviteteve dhe qëndrimeve, me synim identifikimin e mundësive të reja për avancimin e bashkëpunimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ambasadorit Kapiti, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy përfaqësive diplomatike është në funksion të interesave të përbashkëta dhe forcimit të mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi vjen në kuadër të angazhimeve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe koordinimin e përfaqësive të tyre diplomatike në Londër, njofton Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...