BallinaAtdheuATK mbledh 813 milionë euro tatime në tetë muaj: Pranë pragut të...

ATK mbledh 813 milionë euro tatime në tetë muaj: Pranë pragut të 1 miliard eurove

-

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur 813 milionë euro të hyra tatimore gjatë tetë muajve të këtij viti, rreth 100 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga ATK-ja, të hyrat tatimore kanë shënuar rritje prej rreth 14 për qind, duke reflektuar, sipas këtij institucioni, një trend të qëndrueshëm të rritjes dhe përmirësim të efikasitetit në mbledhjen e tatimeve.

“Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Nga ATK-ja vlerësojnë se rritja e të hyrave nuk lidhet vetëm me performancën në mbledhjen e tatimeve, por edhe me zgjerimin e bazës tatimore. Sipas institucionit, në sistemin formal janë përfshirë më shumë tatimpagues dhe aktivitete ekonomike, duke kontribuar në rritjen e të hyrave.

Performanca e deritanishme, sipas ATK-së, e afron institucionin me një objektiv të rëndësishëm – tejkalimin e pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore.

“Me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore – një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Rritja e të hyrave tatimore konsiderohet një tregues i rëndësishëm për financat publike, pasi krijon më shumë hapësirë për financimin e shërbimeve publike dhe projekteve të ndryshme nga buxheti i shtetit, transmeton rtk, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri

0
Merr fund pritja! Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri! Pas një pauze disa mujore, legjenda e Kombëtares do të jetë sërish në “aksion” dhe...