BallinaEKSKLUZIVEAlarm në arsimin gjerman, nxënësit shënojnë rezultatet më të dobëta në histori

Alarm në arsimin gjerman, nxënësit shënojnë rezultatet më të dobëta në histori

-

Sistemi arsimor gjerman po përballet me një sinjal të fortë alarmi, nxënësit 15-vjeçarë kanë shënuar në testin ndërkombëtar PISA të vitit 2025, rezultatet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në lexim, matematikë dhe shkenca, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

PISA mat aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkenca dhe zhvillohet çdo tre vjet që nga viti 2000.

Në të tria fushat, Gjermania ka shënuar rezultatin më të ulët që nga fillimi i testimeve:

Lexim: 465 pikë, nga 480 në vitin 2022

Matematikë: 464 pikë, nga 475

Shkenca: 486 pikë, nga 492

Edhe mesatarja e rezultateve në vendet e OECD-së ka rënë, por në 14 vende, mes tyre Estonia, Kanadaja, Zvicra dhe Austria, nxënësit kanë dalë dukshëm më mirë se ata në Gjermani.

Eksperti i studimit, Samuel Greiff tha se Gjermania nuk është shumë prapa vendeve të tjera, por nuk po arrin standardet që ka vendosur për sistemin e saj arsimor.

Hendeku social po ndikon te rezultatet

Studimi tregon gjithashtu një lidhje të fortë mes gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes dhe suksesit të fëmijëve në shkollë.

Sipas Greiff, kjo lidhje është rreth tre herë më e fortë në Gjermani sesa në Kanada.

Probleme të tjera të përmendura janë mungesa e mësuesve, arsimi në moshë të hershme, digjitalizimi dhe vështirësitë sociale e psikologjike të nxënësve.

Eksperti theksoi se problemi nuk është thjesht nëse një nxënës ka apo jo prejardhje emigrante, por nëse vjen nga një familje me kushte të mira apo të vështira sociale dhe ekonomike.

Ministrja e Arsimit: Rezultatet janë alarmante

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien i cilësoi rezultatet “alarmante”. Ajo tha se niveli i aftësive të nxënësve po bie dhe se ndarja sociale po thellohet, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Sipas saj, sistemi arsimor gjerman nuk po arrin të mbështesë siç duhet as nxënësit që kanë vështirësi, as ata me rezultate shumë të larta. Ministrja theksoi se mundësia që fëmijët të përmirësojnë jetën e tyre përmes arsimit, nuk po realizohet siç duhet në Gjermani, transmeton atsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri

0
Merr fund pritja! Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri! Pas një pauze disa mujore, legjenda e Kombëtares do të jetë sërish në “aksion” dhe...