E shtuna, 5 shtator 2026, ishte një ditë e veçantë për Ansamblin “TROJET” nga Winterthuri, i cili në Festivalin “Diaspora Jehon” në Renens u shpërblye me Çmimin e Festivalit! Ky sukses është dëshmi e punës dhe përkushtimit për ruajtjen e këngës, valles, gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.
Ansamblet dhe shoqëritë kulturore shqiptare në diasporë duhet të kenë më shumë mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova. Ata janë bartësit e kulturës sonë te brezat e rinj.
Urime “TROJET” dhe të gjithë ata që e mbajnë gjallë kulturën shqiptare!
D.HEBIBI










