BallinaDiasporaTakim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër

-

Më datë 06.09.2026 (e diel), në Xhaminë e Frauenfeldit, u mbajt një takim i përbashkët i Kryesisë së KMSHZ-së me përfaqësuesit e xhamive, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të komunitetit tonë.

Në takim ishin të pranishëm nga Kryesia e KMSHZ-së: kryetari Mr. Fehim Abazi, nënkryetarët Dr. Mixhit Osmani dhe Mensur Nuhiu, si dhe Mr. Rijad Aliu, Mr. Irfan Musliji dhe Mr. Fesal Fetai.

Takimi u hap me këndim të Kuranit nga Enes Koshi, imam në Xhaminë e Wil-it, ndërsa fjalën hyrëse dhe moderimin e takimit e bëri Fesal ef. Fetai. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i KMSHZ-së, Mr. Fehim Abazi.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga këto xhami dhe qendra:

• Xhamia Mesxhidi Nur – Frauenfeld

• Xhamia Meka – Schaffhausen

• Xhamia Nur – Diessenhofen

• Xhamia Shqiptare – Winterthur

• Xhamia Wil

• Xhamia Wetzikon

• Xhamia Altendorf

• Xhamia Flums

• Xhamia El Nur – Buchs St. Gallen

• Xhamia Sabër – Winterthur

• Xhamia e Madhe – Winterthur

• Qendra IKD – Effretikon

Pas fjalës së kryetarit, të pranishmit shprehën vlerësimin dhe urimet e tyre për punën e Kryesisë së KMSHZ-së, duke dhënë njëkohësisht ide, sugjerime dhe propozime konkrete për punën dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore, konstruktive dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan nevojat e komunitetit dhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Sugjerimet dhe propozimet e dhëna u regjistruan dhe u dakordua që të vendosen në një platformë të përbashkët të aktiviteteve, me qëllim koordinimin dhe informimin më të mirë ndërmjet KMSHZ-së dhe xhamive.

Në fund të takimit, në emër të Komisionit për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, Mr. Nehat ef. Ismaili shpalosi projektin për ribotimin e Kuranit në gjuhën shqipe, në kuadër të KMSHZ-së. Projekti u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit, duke u vlerësuar si një nismë me rëndësi për komunitetin dhe për ruajtjen e lidhjes së gjeneratave tona me Kuranin dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, gjatë takimit u bë edhe prezantimi i librit “Et-Tibjan – Etika e bartësve të Kuranit” të Imam Neveviut, të përkthyer në gjuhën shqipe nga hoxhë Enes Koshi dhe të botuar nga Xhamia Wil.

Ky është një libër me vlerë të veçantë për nxënësit e Kuranit, hafizët, mësuesit dhe të gjithë dashamirët e Librit të Allahut. Librat mund të porositen dhe të merren në çdo kohë.

Më pas, nënkryetari i KMSHZ-së, Mensur Nuhiu, prezantoi projektin “Xhamia ime digjitale” – një platformë digjitale e konceptuar për t’u ofruar xhamive një gamë të gjerë shërbimesh dhe mundësish moderne, përfshirë shërbimet administrative, kontabilitetin, webfaqen dhe aplikacionin (app) të xhamisë. Ky projekt synon të lehtësojë menaxhimin dhe organizimin e punës së xhamive, si dhe të kontribuojë në digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve të tyre.

Ky takim dëshmoi edhe një herë rëndësinë dhe nevojën e takimeve të drejtpërdrejta, bashkëbisedimit dhe koordinimit ndërmjet KMSHZ-së dhe xhamive, për të ndërtuar një bashkëpunim sa më të qëndrueshëm dhe për të avancuar së bashku në shërbim të komunitetit.

KMSHZ falënderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, kontributin dhe gatishmërinë për bashkëpunim, si dhe shpreh mirënjohje të veçantë për Xhaminë Mesxhidi Nur në Frauenfeld, si nikoqire e këtij takimi, për mikpritjen dhe gostinë e ofruar.

Lusim Allahun që uniteti, bashkëpunimi dhe vëllazëria ndërmjet xhamive tona të forcohen edhe më tej dhe që çdo përpjekje e përbashkët të jetë në dobi të komunitetit tonë.

Me respekt,

Kryesia e KMSHZ-së

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

0
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media...