BallinaDiasporaKosova dhe Izraeli forcojnë urat e bashkëpunimit, Demiri takohet me ministrin Chikli

Kosova dhe Izraeli forcojnë urat e bashkëpunimit, Demiri takohet me ministrin Chikli

-

Shefja e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, u takua me Ministrin e Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Luftimin e Antisemitizmit, z. Amichai Chikli.

Në fokus të takimit ishte raporti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, me theks të veçantë në miqësinë dhe bashkëpunimin që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bashkëbisedimit, palët diskutuan për mundësitë e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në fusha me interes të përbashkët.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, duke riafirmuar rëndësinë e dialogut dhe të kontakteve të vazhdueshme ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve.

Znj. Demiri dhe ministri Chikli theksuan rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve edhe më të qëndrueshme dhe të zgjerimit të bashkëpunimit, me synim krijimin e mundësive të reja për të dyja vendet.

Takime të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në funksion të thellimit të marrëdhënieve Kosovë–Izrael dhe të forcimit të komunikimit diplomatik e institucional.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Izraelin dhe për identifikimin e fushave të reja ku bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të zgjerohet dhe të japë rezultate konkrete, transmeton Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

0
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media...