BallinaFoto LajmPapa Leone XIV: Shpresoj që negociatat për Ukrainën të japin rezultate konkrete

Papa Leone XIV: Shpresoj që negociatat për Ukrainën të japin rezultate konkrete

-

Papa Leone XIV ka shprehur dhimbjen për sulmet e dhunshme të fundit që kanë goditur disa qytete dhe infrastruktura civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme.

Gjatë lutjes së Angelusit, papa tha se e ka ndjekur me shqetësim lajmin për sulmet dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas, i cili prej vitesh jeton nën ankth dhe frikë.

“Zemra ime i bashkohet vuajtjes së popullsisë”, u shpreh ai, duke bërë një apel të ri për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndalur shkatërrimin.

Papa u bëri thirrje palëve të “hapin zemrat ndaj dialogut dhe paqes”, ndërsa shprehu shpresën që përpjekjet e ndërmarra gjatë këtyre ditëve për rifillimin e negociatave të japin “fryte konkrete” dhe të krijojnë hapësirë për diplomacinë. Ai theksoi kështu rëndësinë e dialogut dhe të rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullsisë civile, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rruga e Religjioneve 2026” bashkoi komunitetet fetare në Wil

0
Të premten, më 4 shtator 2026, në qytetin e Wilit u mbajt aktiviteti tradicional ndërfetar “Weg der Religionen – Rruga e Religjioneve”. Tema e...