BallinaAtdheuSHBA: Shqipëria, aleat strategjik/ I dërguari i Trump vizitë në Parlament: Kontribut...

SHBA: Shqipëria, aleat strategjik/ I dërguari i Trump vizitë në Parlament: Kontribut për paqe!

-

SHBA vlerësojnë kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për angazhimin në Bordin e Paqes, promovimin e dialogut dhe stabilitetit në rajon dhe rolin si aleat i besueshëm i NATO-s.

Këtë të hënë, në Tiranë, zbarkoi i dërguari special i Presidentit Trump për partneritetet globale, i cili takimet zyrtare i nisi nga Parlamenti i Shqipërisë.

Sipas Ballës, ambasadori Paolo Zampolli, vlerësoi me nota të larta Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. “Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes” shprehet Balla.

Në Kryesinë e Kuvendit, Paolo Zampolli u takua edhe me Flamur Nokën.

Por me ardhjen e tij në Shqipëri, ka rënë në sy se i dërguari special i Trump, Paolo Zampolli ka patur një vizitë edhe në 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Në një kohë kur, po paralajmërohet zyrtarizimi i themelimit të Shtetit të ri Bektashi, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

0
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media...