BallinaAtdheuHamza: PDK-ja merr pjesë në seancën e 9 shtatorit, Kuvendi duhet të...

Hamza: PDK-ja merr pjesë në seancën e 9 shtatorit, Kuvendi duhet të konstituohet

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 9 shtator. Ai ka kërkuar që procesi i konstituimit të përfundojë pa vonesa të tjera, duke e cilësuar si të rëndësishme që Kuvendi të jetë funksional para datës 16 shtator.

Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza deklaroi se partia e tij ka insistuar vazhdimisht për konstituimin e Kuvendit, pavarësisht se afati kushtetues tashmë është tejkaluar.

Sipas tij, për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm institucionalë, Kuvendi duhet të jetë i konstituuar.

“Ne kemi insistuar që me u konstitu Kuvendi për shkak se, edhe pse është shkelur afati kushtetues, për me pasur veprime të tjera, Kuvendi duhet të jetë i konstituuar”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së konfirmoi se deputetët e partisë do të jenë të pranishëm në seancën e 9 shtatorit, por shprehu shqetësimin se kjo seancë mund të mos përmbyllet me konstituimin e Kuvendit.

“Presim që kjo mos të jetë një llogaritje e radhës, politike, që ftohet seanca me datën 9, por Kuvendi mos të konstituohet”, deklaroi ai.

Hamza hodhi poshtë çdo përgjegjësi të PDK-së për zvarritjen e procesit të konstituimit, duke theksuar se partia e tij nuk është ajo që thërret seancat e Kuvendit.

“Ne nuk e thërrasim seancën. Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituar Kuvendi”, u shpreh Hamza.

PDK-ja pjesë e marshit më 12 shtator

Hamza foli edhe për aktivitetet e parapara gjatë muajit shtator, duke veçuar datat 12 dhe 16 shtator.

Ai konfirmoi se PDK-ja do të marrë pjesë në marshin e 12 shtatorit, të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa për 16 shtatorin, kur pritet të shpallet verdikti final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hamza tha se bëhet fjalë për një datë me rëndësi të veçantë për Kosovën.

“Prandaj, këto janë qëndrimet tona dhe fokusi ynë si Partia Demokratike e Kosovës do të jetë me datën 12 dhe do të jetë me datën 16”, tha ai.

Hamza ka përsëritur kështu qëndrimin e PDK-së se procesi institucional duhet të ecë përpara dhe se seanca e 9 shtatorit duhet të shërbejë për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, e jo për zvarritje të mëtejshme politike, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mourinho para Interit: “Dua të fitoj, jo vetëm të luajmë mirë”

0
Jose Mourinho ka vendosur objektivin e qartë për Real Madridin në prag të përballjes me Interin në Ligën e Kampionëve: fitoren. Trajneri portugez kërkon...