BallinaAtdheuAbdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së

-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas njoftimit të LDK-së në Facebook, në takim është diskutuar edhe për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet të mërkurën, si dhe për qëndrimet e kësaj partie lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve.

“Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë që institucionet e Republikës së Kosovës të konstituohen sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale dhe të fokusohet në përmbushjen e prioriteteve të tij demokratike, ekonomike dhe evropiane”. “Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe avancimit të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të dielën, më 25 tetor, dita nis me orën dimërore dhe...

0
Gjatë natës së sotme, mes së shtunës dhe së dielës, rikthehet ora dimërore. Në orën 03:00, akrepat do të zhvendosen një orë prapa, duke...