BallinaSportiMourinho para Interit: “Dua të fitoj, jo vetëm të luajmë mirë”

Mourinho para Interit: “Dua të fitoj, jo vetëm të luajmë mirë”

-

Jose Mourinho ka vendosur objektivin e qartë për Real Madridin në prag të përballjes me Interin në Ligën e Kampionëve: fitoren. Trajneri portugez kërkon nga skuadra e tij rezultat dhe nuk kënaqet vetëm me një paraqitje të mirë në fushë.

Në konferencën për shtyp para sfidës në “Santiago Bernabeu”, Mourinho u shpreh i prerë për atë që pret nga ekipi i tij.

“Dua të fitoj. Nuk dua të luajmë mirë dhe të humbasim, siç ndodhi ndaj Betisit. Dua të fitoj”, deklaroi trajneri portugez.

Mourinho bëri të ditur gjithashtu se skuadra është rikuperuar mirë dhe është gati për një përballje të rëndësishme, pavarësisht disa mungesave që mund të ndikojnë në zgjedhjet e formacionit.

I pyetur për mënyrën se si do t’i zëvendësojë lojtarët e pezulluar dhe për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Interit, trajneri i Real Madridit nuk pranoi të zbulonte asnjë detaj.

“Kemi tre, katër ose pesë alternativa, por nuk do t’ju tregoj asgjë”, u shpreh Mourinho, duke lënë të hapura disa skenarë për formacionin.

Portugezi foli edhe për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke theksuar se gjatë 90 minutave ajo duhet trajtuar si çdo sfidë tjetër, ndërsa rëndësia e saj mund të vlerësohet më mirë pas përfundimit.

“Gjatë ndeshjes është thjesht një tjetër ndeshje. Pas saj, po, mund të jetë speciale”, tha ai.

Në fund, Mourinho nuk e fshehu dëshirën për të triumfuar në kompeticionin më prestigjioz të futbollit evropian me Real Madridin. Megjithatë, ai theksoi se ajo që ka ndodhur në të kaluarën me klubin tashmë i përket historisë.

Përballja me Interin pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme për Real Madridin, ndërsa Mourinho kërkon që skuadra të tregojë karakter dhe mbi të gjitha të sigurojë fitoren në “Santiago Bernabeu”, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sveçla: Integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës

0
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga orientimet strategjike të Kosovës. Ai...