BallinaSportiLugano triumfon 3:1 ndaj Baselit dhe merr kreun e kampionatit

Lugano triumfon 3:1 ndaj Baselit dhe merr kreun e kampionatit

-

Lugano ka shënuar një fitore të madhe si mysafire ndaj Baselit, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Zvicrës. Uran Bislimi ishte protagonist në këtë triumf, duke shënuar golin e dytë për Luganon në minutën e 61-të.

Për Luganon shënuan Cimignani (59’), Bislimi (61’) dhe Kendouci (81’), ndërsa golin e vetëm për Baselin e realizoi Metinho (47’).

Bislimi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Albian Ajeti u inkuadrua në minutën e 63-të. Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri u aktivizua në pjesën e dytë, nga minuta e 46-të, dhe në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë. Edhe Bislimi mori karton të verdhë në minutën e 84-të, ndërsa më pas u zëvendësua.

Pas kësaj fitoreje, Lugano kryeson tabelën me 18 pikë, ndërsa Baseli renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUVENDI I KAÇANIKUT – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

0
Nga Jusuf Buxhovi Kuvendi i Kaçanikut, i 7 shtatorit 1990, me ç'rast Kosova u shpall republikë, vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si proces...