Lugano ka shënuar një fitore të madhe si mysafire ndaj Baselit, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Zvicrës. Uran Bislimi ishte protagonist në këtë triumf, duke shënuar golin e dytë për Luganon në minutën e 61-të.
Për Luganon shënuan Cimignani (59’), Bislimi (61’) dhe Kendouci (81’), ndërsa golin e vetëm për Baselin e realizoi Metinho (47’).
Bislimi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Albian Ajeti u inkuadrua në minutën e 63-të. Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri u aktivizua në pjesën e dytë, nga minuta e 46-të, dhe në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë. Edhe Bislimi mori karton të verdhë në minutën e 84-të, ndërsa më pas u zëvendësua.
Pas kësaj fitoreje, Lugano kryeson tabelën me 18 pikë, ndërsa Baseli renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë./K.Goca/BS










