BallinaSportiPSG nuk ka dilema për të ardhmen e Luis Enriques, vendimi për...

PSG nuk ka dilema për të ardhmen e Luis Enriques, vendimi për trajnerin

-

Luis Enrique do të vazhdojë të jetë në stolin e Paris Saint-Germain. Klubi francez ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë të re që e mban në krye të skuadrës deri në vitin 2030.

Ky vendim vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për PSG-në, me Enrique-n që ka arritur ta shndërrojë skuadrën pariziene në një forcë dominuese si në Francë, ashtu edhe në Evropë. Që prej emërimit të tij në vitin 2023, trajneri spanjoll ka fituar trofe të rëndësishëm dhe ka ndërtuar një skuadër me një identitet të qartë.

Suksesi më i madh erdhi në Evropë, ku PSG arriti të ngrejë për herë të parë në histori trofeun e Champions nën drejtimin e Enrique-s.

Drejtuesit e klubit janë të bindur se spanjolli është njeriu i duhur për të vazhduar projektin ambicioz, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Referendumi për pagat minimale kalon, vendimi i takon qytetarëve

0
Kancelaria Federale ka konfirmuar 66.006 nënshkrime të vlefshme për referendumin kundër ndryshimit ligjor që mund t’u japë përparësi pagave të përcaktuara në disa kontrata...