BallinaDiasporaNxënësit e Kosovës shkëlqejnë në SHBA: 16 medalje në NEO Science Olympiad

Nxënësit e Kosovës shkëlqejnë në SHBA: 16 medalje në NEO Science Olympiad

-

Nxënësit e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në NEO Science Olympiad, e zhvilluar në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë rreth 300 nxënës nga 30 vende të botës.

Ekipi kosovar u kthye nga kjo garë ndërkombëtare me 16 medalje, prej të cilave 6 të arta, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta. Përveç medaljeve, nxënësit nga Kosova siguruan edhe 7 vende në kategorinë “Best of the Best”, duke u renditur ndër më të dalluarit e garës.

Gjatë olimpiadës, të rinjtë kosovarë garuan në disa fusha të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë, përfshirë matematikën, shkencat, biologjinë, kiminë, kodimin dhe inteligjencën artificiale.

Ky rezultat është një dëshmi e përgatitjes, përkushtimit dhe talentit të nxënësve të Kosovës, të cilët edhe në një garë me pjesëmarrje ndërkombëtare arritën të jenë konkurrues dhe të sjellin rezultate të rëndësishme.

Suksesi i tyre në Orlando përbën një tjetër moment krenarie për Kosovën dhe tregon potencialin e madh të gjeneratave të reja në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, transmeton ora, përcjell albaniannews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata “Lugina e Preshevës”: Flamur Gashi, një profil i denjë për...

0
THIRRJE PËR UNITET DHE PËRGJEGJËSI PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” – St. Gallen, Zvicër Cyrih, 04 shtator, 2026...