BallinaDiasporaShqiptarët e Montrealit nderojnë Nënë Terezën

Shqiptarët e Montrealit nderojnë Nënë Terezën

-

Homazh pranë bustit të saj dhe një ditë bashkimi për komunitetin shqiptar

Këtë të diel, më 6 shtator, komuniteti shqiptar në Montreal do të mblidhet për të nderuar figurën e Nënë Terezës, simbolin shqiptar të humanizmit, mirësisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit.

Në orën 11:00, pranë bustit të Nënë Terezës do të zhvillohet homazhi në nderim të saj. Më pas, komuniteti do të vijojë ditën në Parc Angrignon, ku do të organizohet një piknik i përbashkët, në një atmosferë familjare me ushqime, biseda dhe momente të përbashkëta.

Nderimi i Nënë Terezës vjen përtej përkatësive fetare, si një vlerësim për bijën e kombit shqiptar dhe për veprën e saj humanitare, që e bëri një figurë me përmasa botërore.

Organizatorët ftojnë të gjithë shqiptarët e Montrealit të bëhen pjesë e kësaj dite, e cila synon të sjellë komunitetin më pranë dhe të përcjellë vlerat e solidaritetit, respektit dhe bashkimit, transmetonAlbanian Montreal Press.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Mehdi Krasniqin, nderohet me Medaljen e...

0
Krijimtaria shqiptare merr një tjetër vlerësim në arenën ndërkombëtare. Shkrimtari Mehdi Krasniqi është përzgjedhur për t’u nderuar me Medaljen e Artë “Aleksandri i Madh”,...