BallinaSportiShpati Zekaj fantastik, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Shpati Zekaj fantastik, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

-

Xhudisti i kombëtares së Koosvës, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare. Shpat Zekaj në xhiron e parë mposhti me Ippon, Aleksandar Tomiq nga Mali i Zi.

Në çerekfinale ai humbi me Ippon ndaj Koussay Ben Gares nga Tunizia.

Në luftën e parë të repasazhit, Shpati ishte i lirë, kurse në luftën e dytë të repasazhit, Shpati mposhti me Ippon, Athanasios Mylonelis nga Greqia. Për medaljen e bronztë Shpati mposhti me Ippon, Rayane Zakaria Benatia nga Algjeria.

Për Kosovën është medalja e gjashtë në këto Lojëra Mesdhetare. Të artë ka fituar boksierja Donjeta Sadiku, kurse të bronzta fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpat Zekaj, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHKOLLA SHQIPE LAPSH CYRIH MBAJTI MBLEDHJEN E PARË PËR VITIN E...

0
Mbrëmë në Glattbrugg u mbajt mbledhja e parë e këtij viti shkollor 2026/2027 e LAPSH për Kantonin e Cyrihut. Mbledhjen e hapi Kryetari i LASPH-së...