BallinaDiasporaKadetët e FSK-së marrin pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Dresden

Kadetët e FSK-së marrin pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Dresden

-

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është zhvilluar në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë. Sipas FSK-së, pjesëmarrja është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimit të marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Dresden, kadetët nga vende të ndryshme aleate kanë shkëmbyer përvoja dhe janë njohur me metodat bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake. FSK-ja ka vlerësuar se aktivitete të tilla u mundësojnë kadetëve të zhvillojnë edhe diplomacinë mbrojtëse, përmes krijimit të urave të bashkëpunimit dhe besimit me partnerët ndërkombëtarë që në fillim të karrierës së tyre ushtarake.

Sipas FSK-së, pjesëmarrja e kadetëve në këtë aktivitet ndërkombëtar dëshmon përkushtimin për ngritje profesionale dhe për zhvillimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flaka Loxha në gjysmëfinale, eliminohen Dardan Cena dhe Akil Gjakova

0
Flaka Loxha u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë -57, pas fitores ndaj Michela Terranova, në garën e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Xhudistja...