BallinaDiasporaDibrani në Izrael, diskuton për shkëmbim përvojash në siguri dhe rehabilitim

Dibrani në Izrael, diskuton për shkëmbim përvojash në siguri dhe rehabilitim

-

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë vizitës zyrtare në Izrael ka zhvilluar takim me përfaqësuese të larta izraelite. Dibrani, së bashku me Zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, Mehmet Morina, kanë takuar në Ambasadën e Kosovës ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Tamar Ziv, si dhe drejtoreshën për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Irit Amitaj.

Gjatë takimit, Dibrani ka prezantuar të arriturat e SHKK-së, duke veçuar avancimin e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e programeve rehabilituese e risocializuese. Po ashtu, janë diskutuar praktikat e reja të sistemit korrektues të Kosovës dhe përpjekjet për ngritjen e standardeve. Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes Kosovës dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe sistemit korrektues, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Vlora çel ekspozitën e veçantë...

0
Në Vlorë u zhvillua për herë të parë një ekspozitë filatelike kushtuar Nënë Terezës, me pulla postare nga 118 vende të botës. Ekspozita, me titullin...