BallinaEKSKLUZIVEStudimi i ri nga Oksfordi: Vaksina kundër herpesit ul ndjeshëm rrezikun e...

Studimi i ri nga Oksfordi: Vaksina kundër herpesit ul ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

-

Vaksina aktuale kundër herpesit zoster (Shingrix) mund të jetë një armë e fuqishme jo vetëm kundër kësaj sëmundjeje nervore, por edhe për mbrojtjen e zemrës dhe trurit. 

Një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i publikuar në revistën prestigjoze Nature Medicine, ka zbuluar se kjo vaksinë ul rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, duke pasur potencialin të parandalojë qindra mijëra vdekje çdo vit në mbarë botën. Dr Maxime Taquet, një lektor klinik në Universitetin e Oksfordit, i cili udhëhoqi studimin, tha se: “Nëse konfirmohet në provat klinike, vaksinimi i të rriturve të moshuar kundër herpesit mund të parandalojë qindra mijëra sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru dhe raste të dështimit të zemrës në të gjithë botën, duke e bërë atë një nga ndërhyrjet më me ndikim që mund të ofrojmë për të mbrojtur si trurin ashtu edhe zemrën në jetën e mëvonshme. Efekti mund të jetë i jashtëzakonshëm.” Hulumtimi analizoi të dhënat shëndetësore të 70,000 personave mbi moshën 60 vjeç në SHBA. Rezultatet treguan se ata që morën vaksinën Shingrix patën një rrezik 12% më të ulët të diagnozave kardiovaskulare në tre vitet e gjysmë pasardhëse. 

Sipas shkencëtarëve, nëse ky përfitim konfirmohet në provat klinike, efekti i tij do të ishte i jashtëzakonshëm dhe i krahasueshëm me marrjen e një ilaçi të përditshëm për uljen e tensionit të gjakut.

Ndryshe nga studimet e mëparshme që thjesht krahasonin njerëzit e vaksinuar me ata të pavaksinuar (çka mund të sillte interpretime të gabuara), ky hulumtim shfrytëzoi një moment kyç: kalimin e shpejtë të SHBA-së në vitin 2017 nga vaksina e vjetër “Zostavax” te vaksina e re më efektive “Shingrix”.  Kjo u mundësoi shkencëtarëve të izolojnë efektin e vërtetë të vaksinës së re rekombinante.

Ndonëse ndryshimi në rrezikun absolut mund të duket i vogël (rreziku ra në 4% në fund të periudhës 7-vjeçare të ndjekjes), ndikimi global mund të jetë masiv pasi sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. 

Ekspertët po hetojnë nëse ky efekt vjen nga parandalimi i vetë infeksionit të herpesit (i cili shkakton inflamacion në enët e gjakut) apo nga ndonjë stimulim pozitiv që vaksina i bën sistemit imunitar, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të DEA-s të mbajtur në Argjentinë

0
Delegacioni i Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën e 40-të Ndërkombëtare të DEA-s për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC XL), në Buenos Aires,...