BallinaAtdheuKurti dhe Abdixhiku në përpjekje për marrëveshje

Kurti dhe Abdixhiku në përpjekje për marrëveshje

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në Kuvend kanë mbërritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, si dhe presidentja Vjosa Osmani.

Kurti, gjatë hyrjes në Kuvend, tha se diskutimet me LDK-në po zhvillohen me vullnet të mirë dhe u shpreh optimist se mund të arrihet një marrëveshje që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit t’ia sjellim presidentin ose presidenten e re dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në mbledhje sot”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Vetëvendosje tashmë i ka përcaktuar emrat që mund të propozohen për president, por nuk ka zbuluar identitetin e tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, por nuk mund t’i ndaj këtu me juve, sepse pastaj do ta humbte kuptimin procesi i negociimit”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, pritet që edhe LDK-ja të jetë e gatshme për këtë proces. Konjufca ka vlerësuar se pas nisjes së diskutimeve mes palëve, mundësia për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin e Republikës së Kosovës është më e afërt.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa palët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe, njëkohësisht, të shmangin një tjetër proces zgjedhor në vend, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Esmeralda Hasani, një karrierë në shërbim të integrimit evropian

0
Me mbi 20 vjet përvojë profesionale në institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, akademi dhe proceset e integrimit evropian, znj. Hasani përfaqëson një profil të ndërthurjes...