BallinaArsimiViti i ri akademik/ Studentët i rikthehen auditorëve më 5 tetor

Viti i ri akademik/ Studentët i rikthehen auditorëve më 5 tetor

-

Më 5 tetor nis viti i ri akademik 2026–2027 në universitetet shqiptare, me studentët që do t’u rikthehen auditoreve, laboratorëve dhe jetës universitare.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se ky vit akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe më moderne në disa prej universiteteve në vend, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Arsimit.

Sipas Kumbaros, investimet synojnë përmirësimin e mjediseve universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke u ofruar atyre më shumë hapësira për studim, punë dhe zhvillimin e ideve. Ministrja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës universitare lidhet edhe me procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke synuar forcimin e universiteteve shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin akademik, transmeton abcnewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Esmeralda Hasani, një karrierë në shërbim të integrimit evropian

0
Me mbi 20 vjet përvojë profesionale në institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, akademi dhe proceset e integrimit evropian, znj. Hasani përfaqëson një profil të ndërthurjes...