BallinaSportiDudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje Shqipërisë

Dudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje Shqipërisë

-

Në Itali po zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, aty ku Shqipëria synon të thotë fjalën e saj, sidomos me sportin e mundjes. Dy sportistët kuqezinj, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë siguruar të dielën finalet në peshat përkatëse, duke siguruar edhe medaljet e para (finalet zhvillohen të hënën).

Në peshën 65kg të stilit të lirë, mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fitoi fillimisht 3-0 ndaj egjiptianit Shehabeldin Eman, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Në këtë sfidë, mundësi kuqezi fitoi 6-2 ndaj sirianit Ahmad Dirki dhe nesër (të hënën pasdite) do të duelojë për medaljen e artë. Në peshën 74kg, mundësi kuqezi Islam Dudaev fitoi 11-2 ndaj kosovarit Egzon Xhoni në sfidën e parë dhe më pas triumfoi 10-0 ndaj grekut Georgios Ioakeimidis, duke shkuar në gjysmëfinale, ku fitoi 3-1 ndaj spanjollit Mohammad Mottaghinia dhe siguron medaljen tjetër mesdhetare (duelon të hënën).

Në boks, në peshën 80kg, boksieri kuqezi Amar Koci u mund 5-0 nga rivali grek Michail Tsamalidis. Një duel ku Koci bëri më të mirën e mundshmë, por pa mundur dot të fitojë dhe u eliminua që në start të këtij turneu./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rexhep Hajdari i solli medaljen e parë Maqedonisë së Veriut në...

0
Maqedonia e ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, të cilat po zhvillohen në Taranto. Në mundje të lirë, reprezentuesi Rexhep Hajdari siguroi...

PO VJEN NË SHTËPI