BallinaDiasporaDelegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

-

Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar në Omaha selinë e ES&S-së, kompanisë më të madhe amerikane në fushën e teknologjisë zgjedhore, ku është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike për administrimin e zgjedhjeve.

Në Uashington D.C., delegacioni zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore dhe përfaqësues të Zyrës për Kosovën.

Gjithashtu, delegacioni u takua me zyrtar të lartë të Zyrës për Evropën Lindore dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë.

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Bordin Zgjedhor të Distriktit të Kolumbias, ku u diskutua për praktikat e administrimit të zgjedhjeve dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional.

“Vizita synon shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë”, njofton KQZ, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...