Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar sot certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, sipas standardeve ndërkombëtare, pas pranimit të OEK-ut në Rrjetin Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë (ICC) për lëshimin e Certifikatave të Origjinës.
Certifikata e parë iu lëshua FLUIDI Group dhe iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.
Ky është një hap i rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi certifikatat “Made in Kosova”, të lëshuara sipas standardeve ndërkombëtare, rrisin besueshmërinë e dokumentacionit tregtar dhe lehtësojnë procedurat e eksportit në tregjet ndërkombëtare.
Përfshirja e OEK-ut në këtë rrjet dhe ofrimi i këtij shërbimi të ri për bizneset kontribuon në forcimin e pozitës së produkteve kosovare në tregjet globale.
Urime FLUIDI Group për këtë arritje dhe suksese në zgjerimin e aktiviteteve dhe prezencës në tregjet ndërkombëtare!
#OEK#MadeInKosova#CertifikataOrigjinës#FLUIDIGroup#Biznesi#Eksport#Kosova










