BallinaDiasporaNGA TRADITA TEK E ARDHMJA – DARDANIA N`HAP TË RI!

NGA TRADITA TEK E ARDHMJA – DARDANIA N`HAP TË RI!

-

Të dashur anëtarë, valltarë, instrumentistë, prindër dhe miq të SH.K.A. „DARDANIA“ në Winterthur!

Pushimet verore dalëngadalë po mbesin pas nesh. Shkollat po hapin përsëri dyert, puna dhe jeta e përditshme po kthehen në ritmin e tyre, e bashkë me to, edhe ne po i rikthehemi asaj që na ka bashkuar për kaq shumë vite: kulturës, këngës, valles dhe traditës sonë shqiptare. Me shumë gëzim ju njoftojmë se të premten, më 21 gusht 2026, rifillojmë provat e SH.K.A. „DARDANIA“! Këtë herë rikthimi ynë pas pushimeve verore sjell edhe një risi të veçantë, një kapitullë të ri, që ka herë e kemi pritur. Në këtë sezonin e ri, për herë të parë, grupi i të mesmëve dhe grupi i të rriturve do t’i zhvillojnë provat në sallën tonë të re, por takimi do të jetë edhe kësaj here te salla e vjetër si gjithënjë, prej nga aty do të njoftoheni me sallën e re. Një hap i ri për Dardaninë, që na krijon më shumë hapësirë dhe mundësi për ta vazhduar e zhvilluar edhe më tej punën tonë kulturore. Ndërsa grupi i të vegjëlve dhe orkestra do të vazhdojnë provat në sallën tonë të vjetër, në atë hapësirë që për afro 25 vjet ka qenë pjesë e pandashme e historisë së Dardanisë.

Aty janë rritur breza valltarësh.

Aty janë mësuar hapat e parë të valles.

Aty kanë jehuar këngët dhe instrumentet tona.

Aty kemi përjetuar mijëra orë prova, miqësi, emocione e kujtime.

Aty kemi folur shqip dhe vetëm shqip!

Prandaj, salla e vjetër mbetet pjesë e shtëpisë sonë, ndërsa salla e re hap një kapitull të ri në rrugëtimin tonë.

ORARI I PROVAVE

Të vegjëlit: 19:00–20:00 – salla e vjetër

Të mesmit: 20:00–21:00 – (salla e vjetër) – salla e re!

Të rriturit: 21:00–23:00 -(salla e vjetër) – salla e re

Orkestra: 20:00–21:00 – salla e vjetër

Pas pushimit, sallat tona do të mbushen përsëri me hapat e valltarëve, tingujt e instrumenteve, buzëqeshjet e fëmijëve dhe energjinë e të rinjve tanë.

Sepse Dardania nuk është vetëm vendi ku mësohet një valle apo një këngë. Është vendi ku brezat tanë takohen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre; ku krijohen miqësi, kujtime dhe një ndjenjë përkatësie që na shoqëron gjatë gjithë jetës.

Mirë se vini të vegjël e të mëdhenj!

Mirë se vini valltarë e muzikantë!

Mirë se vini prindër dhe miq!

Mirë se riktheheni në familjen e Dardanisë!

Le ta fillojmë këtë sezon me energji të re, në dy salla, por me një zemër të përbashkët – DARDANINË!

SH.K.A. „DARDANIA“ – Winterthur

Kultura na bashkon, identiteti na forcon!

Bashkë për kulturën – bashkë për Dardaninë!

KRYESIA E SH.K.A “DARDANIA”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRATON PLANIN STRATEGJIK 2027–2030

0
Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2026, ka miratuar Planin Strategjik për periudhën 2027–2030, dokumentin themelor që përcakton vizionin,...