EJA

Nga Fitore HAKLAJ, Zvicër

Si hije e vjeshtës

Floku mbi syrin tënd

Era e lehtë e mbulon

Heshtjen në shpirtin tim

Afër buzëve të ndezura

Si zjarri në oxhakun e odës

Zjarri e mbuloj trupin

Në dimrin e acaruar

Emri im u shtri

Mbi trupin tënd të ngrohët

Si poeti kur e thuri vargun

Në faqen e fundit të librit

Erdhe në shpirtin tim

Si vargu i pa lexuar

Ëmbël u thure në mua

Duke mos më lëshuar

Eja edhe në ëndërr

Gjumin mos e prish të lutem

Vetëm aromën lëshoje

E udhëtimin mos e humb as sot

Eja.

( Foto ilustrim )

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pushimet që u kthyen në urë miqësie dhe kulture në Liguri

0
Nga Arsim Mulliqaj, Milano Nga bregdeti i Ligurisë te miqësitë që mbeten në kujtesë Pushimet verore në bregdetin e bukur të Ligurisë nuk ishin vetëm ditë...