BallinaDiasporaIlir Shaqiri nderohet me çmimin “Mediterraneo di Pace” në Itali

Ilir Shaqiri nderohet me çmimin “Mediterraneo di Pace” në Itali

Këngëtari, poeti dhe shkrimtari kosovar Ilir Shaqiri është nderuar me çmimin “Mediterraneo di Pace”, të ndarë nga Klubi për UNESCO-n i Kozencës në Itali, për kontributin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe paqes.

Vlerësimi i është dhënë Shaqirit së bashku me sopranon arbëreshe Antonella Pelilli, me të cilën në maj të këtij viti publikoi këngën “Foleja Arbërore”. Projekti muzikor është cilësuar si një simbol i lidhjes mes Kosovës dhe komuniteteve arbëreshe në Itali.

Shaqiri ka një veprimtari të gjatë artistike, me mbi 600 këngë, rreth 34 albume dhe më shumë se 1.000 koncerte. Një pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë së tij koncertale ka qenë e karakterit humanitar dhe bamirës.Lidhja e tij me arbëreshët është shprehur ndër vite përmes këngëve, bashkëpunimeve artistike dhe vizitave në Kalabri e treva të tjera arbëreshe. Ndër projektet e tij të njohura janë edhe “Jam Arbëresh”, në bashkëpunim me Zef Kakocën, si dhe një bashkëpunim i vitit 2022 me kantautorin arbëresh Santino De Bartolo.

Çmimi “Mediterraneo di Pace” është themeluar nga Klubi për UNESCO-n i Kozencës dhe lidhet me promovimin e diversitetit kulturor, dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Sipas vlerësimit të organizatorëve, bashkëpunimi artistik mes Shaqirit dhe Pelillit përfaqëson një urë kulturore ndërmjet Ballkanit dhe komuniteteve arbëreshe në Itali, duke e vendosur muzikën dhe kujtesën e përbashkët në funksion të ruajtjes së identitetit dhe promovimit të paqes, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mediat britanike rekomandojnë Ksamilin

0
Tabloidi britanik Metro e ka renditur Shqipërinë mes 3 vendeve më të mira për pushime, ku shpenzimet i përmbushin më së miri kërkesat për...