POSTIMET E FUNDIT

FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e  Kupës së Botës

FIFA po përgatit për finalen e Kupës së Botës 2026, duke adoptuar modelin e Super Bowl për herë të parë. Justin Bieber do të jetë një nga artistët kryesorë të shfaqjes së parë në pushimin e finales së Kupës së Botës FIFA, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në New York.

Ylli kanadez i muzikës pop do të ndajë skenën me Madonna-n, Shakira-n dhe grupin koreano-jugor BTS.

Performanca 11-minutësh do të përfshijë gjithashtu artisten nigeriane Berna Boy, dirigjentin me famë ndërkombëtare Gustavo Dudamel, korin e fëmijëve PS22 me Coldplay dhe personazhe të dashur nga “Sesame Street”.

Eventi është një aktivitet bamirës, ​​pasi mbështet Fondin Global të Arsimit Qytetar të FIFA-s, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve në të gjithë botën, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB