
Nga Angela Kosta, Itali
Rajmonda Shahu Baldoni (mbiemri i vajzërisë Ndreko) lindi në Elbasan, Shqipëri, më 31 dhjetor 1957, në një familje intelektualësh. Babai ishte oficer ushtarak, ndërsa nëna mësuese e ciklit fillor. Familja nga ana e babait ka një traditë të fortë patriotike: ajo i dha katër dëshmorë Luftës Nacionalçlirimtare. Gjyshi i saj, Jovan Ndreko, është nderuar me titujt Dëshmor i Atdheut dhe Mësues i Merituar. Shkolla e mesme e Libofshës (Fier), e themeluar në vitin 1908, mban edhe sot emrin e tij: “Shkolla Jovan Ndreko”. Pas diplomimit në Fakultetin e Ekonomisë, dega Statistikë, Rajmonda fillimisht punoi si laborante në një laborator kimik, më pas si ekonomiste e planifikimit në industrinë kimike.
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, u punësua në Bankën e Kursimeve, në sektorin e statistikës. Jeta e saj personale është shënuar thellësisht nga dy martesa: e para u lidh në vitin 1978 në Shqipëri, ndërsa e dyta në vitin 1995 në Itali. Nga secila martesë ka një fëmijë, gjithsej dy. Bashkëshorti i parë, inxhinier elektrik, humbi jetën si pasojë e një gabimi të rëndë mjekësor: gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale iu lanë në bark mjete kirurgjikale, të cilat shkaktuan një peritonit fatal. Bashkëshorti i dytë, italian, vuante që nga lindja nga një keqformim i rëndë i zemrës. Sot Rajmonda jeton në Peruxhia, Itali. Megjithatë, vështirësitë e jetës nuk arritën ta thyenin. Ajo e shndërroi dhimbjen në forcë dhe lotët në një burim të çmuar për veten dhe për fëmijët e saj. Për t’i rritur ata, përballoi me guxim çdo sakrificë, duke ushtruar punë nga më të ndryshmet. Pas shumë vitesh vuajtjesh, arriti të rigjejë ekuilibrin dhe gëzimin e jetës. Poezia dhe librat u bënë shokët e saj më besnikë, duke e ndihmuar të kapërcejë periudhat e depresionit dhe të dhimbjes. Me përkushtim të madh kultivoi dy pasionet e saj më të
mëdha: poezinë dhe pikturën.

Ka publikuar dy libra në Shqip ” A e di sa të dua” dhe “Do dashuroj sa pa perënduar” publikuar nga shtëpia botuese ADA. Në mars të vitit 2024 botoi librin e saj të parë në Itali, të shkruar me katër duar, “Sai quanto ti amo – 60 poesie”, botuar nga Bertoni Editore. Aktualisht është duke punuar për librin e saj të dytë në gjuhën italiane. Gjithashtu ka marrë pjesë në disa antologji letrare të botuara në gjuhën italiane nga e njëjta shtëpi botuese Bertoni Editore dhe është vlerësuar me disa çmime dhe mirënjohje letrare. Në rrjetet sociale njihet me pseudonimin Maggie Monda.
DEHUR
Angu pushtoi tokën
Dielli….?
Ai përshëndet nga larg atë pjesë të universit
Ku ndjehet zot.
Një trumcak i vogël duket sikur fishkëllen Pranverën e Moxartit.
Pranverë dhe trumcak dehur brenda tyre.
Unë?
Përhumbur natyrës.
Trumcaku?
Dhe ai ndihet si unë….
Pret në ankth stinën e artë.
A e ndjen aromën e luleve?
Të manushaqes.
Asaj lajmtares pranverore çelur nën gardh, nën ferrë?
Zogjtë….
Ata shtegtarët që vijnë me pranverën,
Flladin duan t’ia ndjejnë pendve…
Fllad përkdhelurit në fluturim
Lajmëtarë të vegjël,korrierë pranvere.
Kavalier në ballon në çdo prag stinen.
Njëri ngazëllyer troket në xham.
Çuk, çuk, çuk.
Vrapoj t’a prek, t’a përkëdhel….
Ikën.
Zhduket në fluturim.
E thërras me gjuhën e zogjve.
Cicërojë zogjsh si çdo prag pranvere…
Ciu, ciu, ciu kthehu të jap ushqim.
Dhe pak ujë,
Dhe pak dashuri,
Rezervë t’a kesh për paskthim.
Dhe ëndërrueshëm më vjen aty për pak ledhatim dhe duket sikur më thotë:
Të solla pranverën, stinën e dashurisë,
Dhe tani do iki të bëj dashuri me lajmtaren tjetër të pranverës, manushaqe.
Oh, moj pranverë bekim prej Zotit.
Zogj dhe manushaqe në dashuri stinsh.
Dhe unë po pres Shpendin tim.
Të nis dashurinë.
T’a gatis që katër stinë t’i mbledh në një.
Pranverë.
Stinë dashurish.
Zgjohuni.
Erdhe pranvera, çeli dashuria.
Dehur, pa ardhur dehja më ka nis.
Eh sa do pi,
Sa do pi …
Bekuar qofsh o dashuri.
Rajmonda Shahu Baldoni
MORFEO
Morfeo
Më josh.
Me ardhjen e tij te butë
Më deh,
më turbullon,
Më mbështjellë në krahët e tij të ngrohtë
Dhe unë braktis veten
Arsyeja dhe Vetëdija
Mbyllin sytë.
Dhe nga kjo botë shkëputem për pak kohë.
Për kohën në zbrazëti,
pothuajse më vjen keq
Por..
A është zbrazëti apo një fundosje mentale
Në Qënien tonë të fshehur?
Unë do te le për një moment
Dashuri
Dhe do te flas me veten.
Maggie Monda
27 Qershor 2024
Morfeo (Perëndia e gjumit )
SONET DASHURIE
Një pikë loti si muzë,
më qëndroi në buzë,
ledhatueshëm më vështroi.
Në heshtje e fshiva,
Nga ëndrrat u gëdhiva,
qesha e përlotur
Nuk kisha të ngopur,
lot lumturie,
Oh, çfarë kënaqësie.
Ndodh shpesh që Hëna
Në qiej të pazënë,
dhe yjet bëhen muzë
Më dridhet ajo buzë
Si gjethet e vjeshtës,
Nga goditje heshtëse
Marr nga dega pylli
Nën dritën e një ylli.
Lulet e një korijeje,
bëhen muzë nostalgjie …
Kur pranëveres i ikën kurora
Dhe dimrin e zë bora,
Zogjtë më bëhen muzë
Këngë për këto buzë
Në pentagram melodish,
Thur vargje dashurish
E pranverën duan të kthejnë
Pika loti të rrëkëllejnë,
Pika mbi buzë kishte atë shije
Mbush si kupë vere,
muzë dashurie …
Dikush shpirtin fshehtas po ma djeg….
Rajmonda Shahu Baldoni
Gusht 2020




