POSTIMET E FUNDIT

Senegali eliminohet nga Belgjika pas 120 minutave

Belgjika e mrekullive! Senegali eliminohet pas 120 minutave nga Kampionati Botëror. Belgjika në festë

Belgjika është në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Pas 120 minutave, Belgët triumfuan me rezultat 3:2 ndaj Senegalit në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Seattle. 

Belgjika – Senegali 3:2

Stadiumi “Lumen Field”, Seattle.
Shikues: 66.925.
Gjyqtar: S. Martineëz (Honduras).
Shënues: Lukaku (86′), Tielemans (89′ e 120+5 nga penalltia) – Diarra (25′), Sarr (54′).
Kartona të verdhë: Mechele – Camara .
Belgjika: Courtois, Castagne, Mechele, Theate, de Cuyper (Meunier 78′), Vanaken (Moreira 63′), Tielemans, Trossard (Onana 109′), De Bruyne (Raskin 56′), Doku (Lukebakio 56′) dhe de Ketelaere (Lukaku 46′).
Senegali: Diaw, Diatta, Ciss, Niakhate, Jakobs (Diouf 93′), I. Gueye (Sapoko Ndiaye 96′), Diarra (P. Sarr  73′), P. Gueye (Camara 66′), I. Ndiaye (Mbaye 73′), Mane (Jackson 93′) dhe I. Sarr.  Në minutat e fundit të kohës ë rregullt ndodhi mrekullia nga Belgjika, ku barazoi 2:2, pasi që në minutën e 86-të rezultati ishte 0:2 në favor të Senegalit. Golat e Lukakut dhe Tielemens dërguan sfidën në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Në minutën e 13-të, mundësi e artë shënimi për Senegalin. Ismaila nuk përfiton nga një dalje e gabuar e Courtois. Gjuajtja e sulmuesit nga afërsia përplaset në shtyllë të majtë dhe shkon jashtë. Në minutën e 25-të, belgët shtangen. Pas një veprimi model me shumë pasime, Habib Diarra e dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga shtylla e majtë. Në fund të pjesës së parë, Maxim De Cuyper (Belgjikë) nga rreth 20 metra bëri një gjuajtje të shkëlqyeshme drejt anës së majtë të portës, por portieri Mory Diaw nuk befasohet.

Në minutën e 51-trë, Belgjika e tronditur. Moussa Niakhate dërgon një krosim të saktë në zonë dhe Ismaila Sarr (Senegal) del pothuajse i vetmuar dhe gjuan furishëm në këndin e majtë, 0:2.Në minutën e 86-të, Romelu Lukaku ashtu si di ai, nga afërsia e me mjeshtri realizoi për 1:2. Pas tre minutave (89’). Youri Tielemens përfiton nga një pasiguri e portierit dhe shënon me kokë, 2:2.

Në minutën e 117-të, Dodi Lukebakio (Belgjikë) godet fuqishëm por topi përplaset vetëm në traversë.

Në minutën e 118-të, pas shikimit të VAR-it u akordua penallti për belgët. Youri Tielemens shënoi nga penalltia në minutënb e 120+5, për fitoren 3:2 të belgëve.

Belgjika në festë, Senegali i tronditur largohet nga fusha./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB