POSTIMET E FUNDIT

Franca dhe Meksika sigurojnë biletën për fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës

Franca dhe Meksika kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ës së Kupës së Botës 2026, pas fitoreve bindëse ndaj Suedisë, respektivisht Ekuadorit. Kombëtarja franceze triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Suedisë, në një ndeshje ku protagonist ishte Kylian Mbappé me dy gola, ndërsa Bradley Barcola realizoi golin tjetër. Me këtë fitore, “Les Bleus” konfirmuan statusin e një prej favoritëve të turneut dhe në fazën e ardhshme do të përballen me Paraguain. Ndërkohë, Meksika mposhti Ekuadorin 2:0 para mbi 80 mijë tifozëve në stadiumin “Azteca”, duke i dhënë fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Botëror.

Julián Quiñones zhbllokoi rezultatin, ndërsa Raúl Jiménez vulosi suksesin me golin e dytë. Meksikanët do të përballen në 1/16 me fituesin e çiftit Angli – Republika Demokratike e Kongos./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB