POSTIMET E FUNDIT

Norvegjia është kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll

Norvegjezët shënuan fitore në finish me rezultat 2;1 ndaj Bregut të Fildishtë.

Në minutën e 86-të Erling Haaland nga afërsia realizoi për fitoren, 1:2.,

Pas Kanadasë, Brazilit, Paraguajt, Marokut, iu bashkohet edhe Norvegjia,

Bregu i Fildishtë – Norvegjia 1:2

Stadiumi “AT&T”, Dallas.
Shikues: 69.665.
Gjyqtar: J. Valenzuela.
Shënues: Diallo (74′) – Nusa (39′), Haaland (86′).
Kartona të verdhë:  Nusa.
Bregu i Fildishtë: Y. Fofana, G. Doué, Kossounou, Agbadou, Konan (Toure 90+3′), I. Sangaré, Kessie, Inao Oulai (Diallo 60′), Y. Diomande (Guessand 90+3′), Bonny (Wahi 60′) dhe Pepe (Diakite 87′).
Norvegjia: Nyland, Pedersen (Aursnes 83′), Ajer, Heggem, Ëolfe, Berge, Odegaard, Berg, Sörloth (Bobb 71′), Haaland dhe Nusa (Schjelderup 71′).

Në minutën e 39-të, Antonio Nusa (Norvegji) ka shënuar gol të bukur me një gjuajtje brenda 16-shit, ku topi futet në pjesën e epërme të anës së majtë të portës.   Në minutën e 43-të, Alexander Sorloth (Norvegji) godet me kokë por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.

Në fund të pjesës së parë (45+2) Emmanuel Agbadou (Bregu i Fildishtë) shpërdoroi një rast. Ai godet me kokë, por topi shkoi jashtë.

Në minutën e 55-të Nicolas Pepe (Bregu i Fildishtë) e dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë. Megjithatë, ai nuk mundi ta mposhtë Orjan Nyland, i cili tregon aftësitë e tij të shkëlqyeshme si portier.

Në minutën e 67-të Torbjorn Lysaker Heggem (Norvegji) gjuan në këndin e poshtëm të majtë por godet portierin. Megjithatë, një nga mbrojtësit largon topin nga vija e portës. Në minutën e 74-të, topi përshkon rrjetën! Amad Diallo (Bregu i Fildishtë) ruan qetësinë dhe shënon. Portieri Nyland është vetëm një spektator teksa topi fluturon në anën e djathtë të portës. Rezultati është 1:1.

Në minutën e 86-të Erling Haaland (Norvegji) nga afërsia mposht portierin falë asistimit te futbollistit Betg, 1:2.

Në minutën e 90+7′ Orjan Nyland reagon mirë për të shpëtuar portën nga goditja dënimi nga distanca e Amad Diallos (Bregu i Fildishtë), ku topi shkoi drejt këndit të sipërm të djathtë.

Norvegjia në festë, Bregu i Fildishtë eliminohet./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB