BallinaSportiBotërori vazhdon sot për përballje të nxehta

Botërori vazhdon sot për përballje të nxehta

Faza e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me tri përballje interesante, nga të cilat do të dalin edhe tre skuadrat e radhës që do të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira. Ndeshja e parë e ditës zhvillohet mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, që nis nga ora 19:00 ndërsa më pas vëmendja do të jetë te sfida mes Francës dhe Suedisë, ndeshje që zhvillohet nga ora 23:00 e ku francezët konsiderohen një nga favoritët për triumfin në turne. Programi i ditës mbyllet me përballjen mes Meksikës dhe Ekuadorit, që zhvillohet në oran 03:00 të mëngjesit të së mërkurës, një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar për një vend në fazën tjetër.

Fituesit e këtyre tri ndeshjeve do t’u bashkohen Brazilit, Paraguait, Marokut dhe Kanadasë, të cilët siguruan kualifikimin pas ndeshjeve të zhvilluara në dy ditët e fundit. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

0
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, me të cilët ka diskutuar për Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026 dhe mundësitë...