Pas Kanadasë dhe Brazilit, edhe Paraguaj ka siguruar një vend në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll, pasi mposhti Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:3.
Gjermania – Paraguaj 1:1 – 3:4 me penallti
Stadiumi “Gillette”, Boston.
Shikues: 63.945.
Shënues: Havertz (54′), Tah (102′) – Enciso (42′).
Kartona të verdhë: Havertz, Musiala – Cubas, Galarza.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Rüdiger (Thiaw 110′), Tah, Brown; Nmecha (Goretzk 46′), Pavlloviq (Anton 79′); Sané (Woltemade 88′), Undav (Musiala 63′), Wirtz (Amiri 110′); Kai Havertz.
Paraguaj: Gill; Junior Alonso (Fabian Balbuena 120+2′), Canale, Gustavo Gómez, Cáceres (Ojeda 99′); Bobadilla (Sanabria 99′), Galarza, Cubas; Almirón (Velazquez 91′), Enciso (Mauricio 57;), Avalos (Caballero 55′).
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa pas dy vazhdimet nga 15 minuta nuk sollën fitues, duke bërë që gjithçka të vendosej nga pika e bardhë.
Paraguaji kaloi në epërsi në minutën e 42-të. Pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, erdhi një krosim i saktë në zonë, të cilin Julio Enciso e shfrytëzoi në mënyrë perfekte, duke shënuar me kokë për 1:0.
Gjermania reagoi shpejt në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, pas një krosimi të saktë nga krahu i majtë, Kai Havertz realizoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 78-të, Havertz ishte pranë golit të dytë, por goditja e tij me kokë u ndal nga një pritje fantastike e portierit të Paraguajt. Në vazhdime, në minutën e 103-të, Jonathan Tah dukej se kishte shënuar pas një krosimi nga Nathaniel Brown, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari anuloi golin për faull.
Gjermania pati edhe një mundësi të artë në minutën e 119-të, kur Waldemar Anton goditi me kokë nga afër, por portieri reagoi mrekullueshëm duke e ndalur topin.
Penalltitë, për Gjermaninë shënuan Kimmich, Musiala, Amiri; dështuan Havertz (e mbrojti Gill), Woltemade (e mbrojti Gill), Tah (gjuan mbi portë) dhe për Paraguajn shënuan: Mauricio, Gomez, Galarza, Canale; dështuan Sanabriaa (gjuan jashtë), Fabian Balbuena (e mbrojti Neuer).
Në serinë e penalltive, Paraguaj u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultat 4:3, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror./K.Goca/BS




